Ja kush është tetovari që morri pjesë në ushtri të huaj dhe u burgos në RMV

Më datë 06.04.2022 rreth orës 11.00 në fshatin Negotinë e Pollogut, pjestarët e policisë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 30-vjeçarin Z.S. nga ky fshat, me kërkesë të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për dyshimin në kryerjen e veprës penale “pjesëmarrje në ushtri, polici, paraushtarake në vend të huaj apo formacione parapolicie”, e dënueshme sipas nenit 322-a paragrafi 3 i Kodit Penal.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe është dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake, gjatë së cilës i është caktuar masa e paraburgimit.