Ja kush është kandidati kryesor që pritet t’a zëvendësojë Milevskin në Qeverinë e RMV-së

Ish-kryetari i Shkupit, Risto Penov, është kandidati kryesor i PLD-së për të zëvendësuar Goran Milevskin si ministër i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Penov ka konfirmuar se është në garë për të drejtuar ministrinë, por edhe se është herët për të konfirmuar se a do të jetë anëtar i ri i Qeverisë. Milevski sot dorëzoi dorëheqjen në Qeveri. Ai ka konfirmuar informacionin dhe ka treguar se po tërhiqet për arsye personale. Dorëheqja duhet të konfirmohet në mbledhjen e qeverisë.