Ja kush është Ejup Rustemi drejtori i ardhshëm në “Rrugët e Maqedonisë”

Bashkimi Demokratik për Integrim dje ka propozuar kuadrot që do të udhëheqin me drejtoritë që i takojnë në katër vitet e ardhëshme. Ndër ata që janë propozur për drejtor është edhe Ejup Rustemi si drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, i cili aktualisht mba postin e drejtorit në “Postën e Maqedonisë” shkruan Pa Censure!
Rustemu është diplomuar në Fakultetin Elektroteknik, drejtimi Elektronikë në Universitetin Politeknik të Tiranës. Lindur më 24 shtator të vitit 1968 në fshatin Xhepçisht të Tetovës.

Në periudhën prej vitit 1996 deri më vitin 2002 punoi profesor i Matematikës dhe Informatikës në SH.M. “Gjoce Stojçeski”, Tetovë. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ku përkrah funksionit deputet ishte edhe kryetar i Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive dhe anëtar i Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji. Në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2007 gjendet në pozitën e drejtorit gjeneral në SH.A “GAMA” , nga viti 2007 deri në vitin 2008 asistent në fakultetin Matematiko – Natyror pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, drejtimi Informatikë.

Funksionin drejtor gjeneral në SH.A “Posta e Maqedonisë” e ushtroi nga viti 2008 deri në vitin 2011.
Për drejtor të Agjensionit për rezervat e mallërave të Republikës së Maqedonisë u zgjodh në vitin 2011 ku qëndroi deri në vitin 2013, dhe në të njejtin vit nga muaji Mars deri në muajin Qershor ushtroi funksionin drejtor i Agjensionit për menaxhim të mallërave të konfiskuara në Republikën e Maqedonisë. Nga viti 2013 deri në vitin 2014 është asistent në lëndën e Teknologjisë së Informacioneve në fakultetin Matematiko – Natyror pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, drejtimi Informatikë.

Në vitin 2014 përsëri u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ku përkrah funksionit deputet ishte edhe kryetar i Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, anëtar i Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji si dhe anëtar i Komisionit për arsim, shkencë dhe sport. Në pozitën drejtor gjeneral në SH.A “Posta e Maqedonisë” vjen si doktor i shkencave të Informatikës në fakultetin Matematiko – Natyror pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës. Është autor i shumë punimeve shkencore. Flet gjuhën maqedone dhe angleze.