Taip Ramadani nga Gjilani është fotografi amator që në vitin 2004, doli për të shëtitur nê rrugët e Gjilanit, ai u fasionua nga një djali 6 vjeçarë i cili ishte i leckosur por, me një fytyrë engjëllore dhe vendosi që t’i bëjë një fotografi, fotografi kjo e cila tani më vite me radhë po prek zemrat e shumë njerëzve.
Taip Rustemi i cili aktualisht jeton në Austri për Pa Censurë thotë: “Fotografinë që ju e keni plasuar si portal dhe që kërkoni të mësoni identitetin e djalit për t’i ndihmuar, sot i njëjti është 20 vjeçarë dhe jeton në Gjilan, pasi fotografia është bëre ne vitin 2004, e bëra këtë fotografi sepse kam një koleksion të fotografive të tilla, mirëpo kjo ka rezultuar më e sukses’shmja sepse ende vazhdon të qarkullojë në rrjet”
Fotografia e djaloshit nga Gjilani me buzëqeshjen vezulluese, morri zemrën e shumë njerëzve dashamirë të cilët nuk hezituan, që të mësojnë vendndodhjen e tij dhe t’i ndihmojnë financiarisht!