Ja kush emërohet ambasador i ri i Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut

Këshilltari i Punëve të Jashtme, Cyrille Baumgartner, është emëruar Ambasador i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vendin e Christian Thimonier, i cili është thirrur në funksione të tjera.

Emërimi i tij si ambasador tashmë është publikuar edhe në Gayetën Zyrtare në Francë.

Baumgartner më parë ka qenë i emëruar zv/sekretar gjeneral për Çështje Evropiane si dhe këshilltar i parë i Ambasadës së Francës në Bullgari.