Ja kush emërohet ambasador i ardhshëm i BE-së në Shkup

Ambasadori në largim i BE-së, Samuel Zhbogar po numëron ditët e fundit të detyrës së tij në Shkup. Ai ka vendosur që kujtimet e 4 viteve t’i paraqes përmes shpërndarjes së 30 fotografive në rrjetet sociale, bri të cilave shkruan

“Për 31 ditë do të largohem nga Maqedonia e Veriut. Jam i entuziazmuar që po kthehem në shtëpi, por gjithashtu edhe i pushtuar nga emocionet për kohën që po e lë pas vetes. Përmes 30 fotografive do t’i reflektoj kujtimet e 4 viteve të fundit”.

Zhbogar filloi detyrën në vitin 2016, në përfundim të krizës politike. Ishte në detyrë pikërisht në kohën kur vendi shënoi kthesë në rrugën e integrimit në BE, me marrjen e dritës jeshile për fillim të negociatave për anëtarësim.