Ja kur vendos Qeveria se a do vazhdohet ora policore në Maqedoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nesër pritet të shqyrtojë propozimet për vazhdimin ose jo të orës policore, apo mundësinë e shkurtimit të saj. Kjo u bë e ditur sot nga Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe për Kanal5.

Ai tha se po ulet numri i personave të infektuar me koronavirus, por ka rekomanduar që qytetarët të respektojnë masat.

Ministri paralajmëroi edhe testimin e personave a-simptomatik bartës të virusit, siç janë të punësuarit në çerdhe, në transportin publik, punëtorët shëndetësore deh të tjerë.

Filipçe për Kanal5 tha se nesër do të bisedohet nëse do të ketë vazhdim të orës policore dhe se a janë krijuar kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.