Ja kur pritet të bie bora e parë në Maqedoni

Nëse mund t’u besohet parashikimeve afatgjata të motit, atëherë këtë sezon nuk do të ketë dimër të ftohtë.
Ajo që parashikohet tash e tutje tregon se temperaturat në minus do të jenë vetëm në orët e natës dhe të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës rrallë do të kemi temperatura nën 5 gradë.

Sa i përket reshjeve, muaji nëntor pritet të përfundojë pa reshje të dendura. Deri në javën e fundit të muajit do të kemi temperatura ditore dyshifrore.
Temperaturat në fund të këtij muaji do të kenë ulje të lehtë, por sërish temperaturat e mëngjesit rrallëherë do të zbresin nën minus 3 gradë dhe ato ditore nën 7 gradë.

Bora e parë pritet të bjerë në fillim të dhjetorit. Njoftojmë se më pas do të kemi një javë të tërë me reshje të cilat përgjithësisht do të jenë me shi por gjatë netëve do të kalojnë në reshje bore.
Temperaturat do të lëvizin nga minus 7 e mëngjesit deri në rreth 3 gradë gjatë ditës, që do të jenë kushte të mira për formimin e disa mbulesave më të vogla të borës në lugina.

N gjysmën e dytë të dhjetorit do të ketë rritje të lehtë të temperaturave, para së gjithash për shkak të vranësirave, kështu që reshjet do të jenë me shi.
Kthjellimi në javën e parafundit të muajit të fundit të vitit do të sjellë temperatura të ulëta të mëngjesit prej minus 5 gradë por edhe shumë diell gjatë ditës që do të rrisë temperaturat në 8 gradë, që është një temperaturë e lartë për fundin e dhjetorit. Rreth Vitit të Ri priten sërish reshje, por jo edhe disa temperatura të ulëta.