Ja kur fillojnë pagesat e pensioneve


Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar informacioni për realizimin e pagesës së pensioneve për muajin shtator 2021 dhe është obliguar Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat përkatëse më së voni deri më 27.09.2021.

Me këtë vendim, parashihet që bankat pensionet të fillojnë t’i lëshojnë që nga 28.09.2021, transmeton TV21.
Rekomandohet gjithashtu që bankat nëpërmjet filialeve të tyre të sigurojnë pagesën e pensioneve në katër grupe sipas renditjes:

Për pensionet në lartësi prej 11.000 denarë, pagesa të realizohet më 28.09.2021 (e martë);
Për pensionet në lartësi prej 11.001-14.000 denarë, pagesa të realizohet më 29.09.2021 (e mërkurë);
Për pensionet në lartësi prej 14.001-18.000 denarë, pagesa të realizohet më 30.09.2021 (e enjte); dhe
Për pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë, pagesa të realizohet më 01.10.2021 (e premte).