Ja kur do të mbërrijnë në vendin tonë “Ivermectin”

“Ivermectin” ka kaluar të gjitha fazat në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në MALMED, ilaçi do të jepet me recetë nga mjekët amë dhe për pacientët në kushte spitalore, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce. Ai njoftoi se ilaçi që përdoret si terapi kundër Covid-19 do të mbërrijnë në vendin tonë në dy javët e ardhshme, transmeton Alsat.

Studimet kanë treguar se “Ivermectin” u jepet tre grupeve të qytetarëve, përkatësisht, grupeve të rrezikuara të punëtorëve, të cilët kanë një rrezik të lartë që të sëmuren, pastaj njerëzve që kanë qenë në kontakt me persona të sëmurë si dhe pacientëve të sëmurë.

Për të tre grupet ka indikacione të ndryshme, doza të ndryshme dhe për këtë arsye është e nevojshme që përdorimi i ilaçit të jetë nën kontrollin mjekëve. Besoj se brenda dy javët të ardhshme do të jetë në dispozicion në vendin tonë”, tha Filipçe.