Komuna e Tetovës është në pritje të furnizimit me 5 autobusët të cilët duhet t’i sigurojë kompania “Automakedonija” me të cilën komuna ka nënshkruar kontratën për furnizim me 5 autobusë që do të shfrytëzohen për transport publik të udhëtarëve në qytetin e Tetovës.
Autobusët e shumë përfolur në qytetin e Tetovës pritet që të mbërijnë më 17 Janar gjegjësisht këtë të dielë ku në hapësirat e Njësisë Teritoriale Kundër Zjarrit në Tetovë pritet të bëhet pranim dorëzimi i autobusëve të cilët komuna i ka siguruar përmes një huaje nga Banka Botërore në vlerë prej 1 milion e 200 mijë eurove nëpërmjet një projekti të Ministrisë së Financave.
Me të mbëritur autobusët ata do të prezantohen nga një ekspert kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe Ministri i Financave Fatmir Besimi.
Pas furnizimit me autobusë vijojnë procedurat e tjera, siç është çertifikimi i linjave, caktimi i një çmimi të cilin qytetarët duhet të paguajnë kundrejt shërbimit që do të marrin, çmim ky që sipas kryetarit të këshillit të komunës së Tetovës do të jetë i arsyeshëm dhe i përballueshëm për xhepin e çdo qytetari.
Qytetarët e Tetovës e kanë mirëpritur lajmin për vënien në funksion të ndërmarrjes publike së transportit publik në qytetin e Tetovës. Ata thonë se transporti publik në qytetin tonë do të kontribuojë në shkarkimin e komunikacion të stërngarkuar që mbizotëron në qytet viteve të fundit./TvKoha
Përndryshe me datë 4 dhjetor është nënshkruar kontrata mes komunës së Tetovës me kompaninë “AutoMakedonija” për furnizim me pesë autobusë të cilët do të shfrytëzohen për transport ndër urban të qytetarëve, rikujtojmë se paraprakisht komuna e Tetovës me rithemelimin e ndërmarrjes publike të transportit publik Tetova transport ka ndërtuar edhe ministacionet eautobusëve.