Ja kur do të mbahet gjykimi për padinë e Zaevit kundër Nikollovskit

Gjykimi për padinë për shpifje që e ngriti kryeministri Zoran Zaev kundër nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski është shtyrë për më 20 nëntor.

Në seancën e sotme nuk është paraqitur kryeministri Zaev, ndërsa si përfaqësues i kërkesës për padi ka qenë avokati i tij.

Nikollovski ka vlerësuar se padia është absurde dhe tha se deri tani nuk ka shembull ku kryeministër dhe lider i partisë qeveritare padit një nënkryetar të partisë opozitare. Nikollovski kërkon që Zaevi si paditës të thirret dhe të jep dëshmi.

Zaevi e padit Nikollovskin për deklaratë dhënë në gusht të vitit të kaluar në kontekst të rastit “Reket” ku e akuzon se është në majë të piramidës që ka zhvatur mbi 20 milionë euro. Zaevi si dëmshpërblim kërkon 60 mijë denarë.