Ja kur do të marrin qytetarët përgjigje për 6 mijë denarët e munguar

Për vauçerët e pakos së katërt ekonomike janë përpunuar 78 mijë ankesa. Këtë e bëri të njohur zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski, i cili shtoi se numri definitive do të shpaloset më së voni deri nesër. Ai gjithashtu njoftoi se përgjigjet për ankesat që i kanë bërë qytetarët do ju shkojnë në email adresat, të cilat i kanë vendosur kur e kanë bërë ankesën.

Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë
“Janë përpunuar të gjithë ankesat, përfshirë ata që janë pranuar dhe ato që janë refuzuar. Ajo që për momentin mund të themi është se do të dalim me numra konkret më së voni deri nesër. Edhe pse ligji nuk e obligon Qeverinë, duhet të thuhet se janë përpunuar në kohë rekord, ndërsa bëhej fjalë për 78 000 ankesa. Të gjithë atyre që kanë bërë ankesë do ju jepet përgjigje dhe ajo që qytetarët duhet të dijnë është se përgjigjja do ju shkoj në email adresën që e kanë vendosur kur e kanë bërë ankesën”.

Ndihma financiare qartëson Arsovski do të arrij tek të gjithë qytetarët që i takojnë kategorive të parapara, përfshirë edhe ato që kanë llogari të bllokuara bankare. Qeveria tha ai, ka kërkuar tolerancë nga bankat për qytetarët që kanë llogari të bllokuara, sepse siç shtoi, bëhet fjalë për kategori të qytetarëve që janë të goditur nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë
“Për ato me llogari të bllokuara, bankat të cilat kanë mundësi teknike, mundësuan hapjen e nënllograisë, që të ju bëhet pagesa e ndihmës financiare. Qeveria pret tolerancë nga bankat dhe në ditët në vazhdim të përfundoj plotësisht pagesa sepse bëhet fjalë për kategori të qytetarëve që janë më të goditur nga kriza e shkaktuar nga pandemia”.
Për këtë masë Qeveria ka shpenzuar 27.5 milion euro. Ndërsa në total për 4 masat anti-Covid, ka ndarë 1 miliard e 150 milionë euro.