Ja kur do të jepen pensionet për muajin Maj në Maqedoni

Pensioni i majit do të paguhet deri më 27 maj
Qeveria, në seancën e sotme të 56-të, e obligoi Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor t’i dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat afariste më së voni deri më 26 maj 2020, dhe u rekomandohet bankave afariste nga e mërkura, 27 maj 2020 të sigurojnë pensionistët me pensionet e majit të mund të disponojnë përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar.

“Rekomandohet që bankat afariste përmes degëve dhe ekspoziturave të bankave të sigurojnë pagesa të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin karta, në katër grupe sipas orarit të mëposhtëm të hartuar sipas shumës së pensionit: të mërkurën, 27 maj 2020 pagesa e pensioneve sipas shumës deri në 11,000 denarë, të enjten, 28 maj 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 11,001 denarë në 14,000 denarë, të premten, 29 maj 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë në 18,000 denarë dhe të hënën, 1 qershor 2020 pagesa e pensioneve në shumën mbi 18.000 denarë, kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë.