Ja kur do të arrijnë vaksinat Pfizer në Maqedoni

Republika e Maqedonisë së Veriut merr dozat e para të vaksinës Pfizer në muajin shkurt, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Republika e Maqedonisë së Veriut merr dozat e para të vaksinës Pfizer në muajin shkurt. Një marrëveshje e drejtpërdrejtë u arrit me kompaninë këtë pasdite, ndërsa sasia do të dihet në javët në vijim.

Dozat e ardhshme të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mars dhe prill”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje thonë se Ministria e Shëndetësisë vazhdon bisedimet për sigurimin e vaksinave përmes negociatave me vendet anëtare të BE-së si dhe përmes mekanizmit Covax, nga ku pritet orari dhe data për shpërndarjen e sasive të para. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë qytetarët dhe hapi i parë drejt një fitore përfundimtare mbi pandeminë.

Ministria informon se frigoriferët për ruajtjen e këtyre vaksinave priten në janar dhe kështu sistemi shëndetësor i Maqedonisë do të jetë plotësisht i përgatitur për vaksinim.