Në Universitetin e Tetovës tashmë gara për rektor është drejt fundit.
Siç raporton Alsat, deri tani kanë konkurruar tre kandidatë, në konkursin që skadon sot.
Jusuf Zejneli, dekani aktual i Fakultetit të Drejtësisë, Myqereme Rusi, profesore në Fakultetin Filozofik, si dhe Bashkim Ziberi, profesor nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore.
Siç mëson ALSAT, ushtruesi i detyrës Kushtrim Ahmeti nuk ka konkurruar në këtë pozitë, pasi sipas informacioneve jozyrtare, pengohet nga titulli profesor ordinar i marrë në një shtet tjetër, ende jo pjesë e qarkullimit juridik në kuadër të njohjes së tij. /Alsat