Ja heqin kabllot e rrymës, i ndërpritet fjalimi Vuçiqit!

Siç thekson Radio Televizioni i Serbisë, ndërprerja është shkaktuar nga një person i paidentifikuar, duke tërhequr qëllimisht kabllot e rrymës nga mjeti i transmetimit satelitor.

Për këtë RTS-ja u ka kërkuar falje shikuesve, edhe pse ndërprerja e transmetimit, siç kanë thënë, ka qenë për faj të dikujt tjetër.

Siç bëhet e ditur, Aleksandar Vuçiq iu drejtua publikut dhe foli për çështje që kanë të bëjnë me ndërmarrjen Rio Tinto, Ligjin për Shpronësimin dhe tema të tjera.