Ja fotografia e mjekes nga Shkupi me koronavirus, ka pasur kontakt me 100 mjekë tjerë (Foto)

Mjekja nga Shkupi e infektuar me koronavirus është drejtoresha e Klinikës për dermatologji Nina Caca Biljanovska. Ajo ka shkaktuar panik të vërtetë në mesin e kolegëve, sepse gjatë vikendit ka mbajtur ligjëratë para 100 prej tyre në restorantin Raguza në Shkup.
Kolegët e saj janë në panik, sepse edhe në ligjëratë, por edhe çdo ditë në punë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me ta, por edhe me pacientët që kanë qenë nën përkujdesjen e saj.

Burime të mediumeve maqedonase, kanë thënë se ajo fare nuk ka njoftuar që ka qenë në Itali, por se e kanë paraqitur kolegët pasi i janë paraqitur simptomat e para të virusit.
Në ndërkohë klinika është mbyllur, personeli mjekësor është i izoluar, kurse disa pacientë vazhdojnë mjekim shtëpiak.
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në pres konferencën e sotme tha se ndihet thellë i dëshpëruar nga sjellja e mjekes.