Ja emrat e katër kandidaturave të BDI-së për katër komunat e rajonit të Tetovës

Në kuadër të përcaktimit të kandidatëve për kryetar të komunave, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka marrë vendim për emërimin e katër kandidaturave për katër komuna ku BDI shpreson të korrë fitore.

Sipas informatave jozyrtare BDI ka marrë vendim që për komunën Zhelinë, kandidat do të jetë Fatmir Izairi, kandidat i BDI-së për komunën Tearcë do të jetë Nuhi Neziri, kandidat në Bogovinë, kandidat i BDI-së do të jetë Besnik Emshiu, ndërsa në komunën Bërvenicë, kandidat i BDI-së është Arkin Jahiji.
BDI gjatë propozimit të kandidaturave ka parasysh meritokracinë, kompetencën dhe përkushtimin e kandidatëve për qytetarët ku pritet t’i fitojnë zgjedhjet.

Prej katër komunave që janë pjesë e rajonit të Tetovës, BDI udhëheq me Komunën e Tearcës. Me komunën e Bogovinës udhëheq kuadri i ASH-së Albon Xhemaili, të Zhelinës Blerim Sejdini nga Lëvizja Besa dhe Enver Pajaziti si kandidat i pavarur por i përkrahur edhe nga BDl, ASH dhe PDSH udhëheq me komunën e Bërvenicës.