Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev informoi se situata me dokumentet e udhëtimit do të stabilizohet dhe pritet që më herët se 24 marsi të mbërrijë dërgesa e parë e dokumenteve.
“Kemi paralajmërime se për 7 deri në 10 ditë të mbërrijë dërgesa e parë me dokumentet e udhëtimit dhe në këtë pjesë gjendja me dokumentet e udhëtimit do të rregullohet”, deklaroi Çulev.