Ja dita e pro*testës kundër ndërtimit të Xhamisë së “Erdoganit” në Prishtinë

Të mërkurën në orën 11:00 do të pr*otestohet kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Pro*testa është paralajmëruar në Facebook nga Binak Gashi, ish Komandant i Ush*trisë Ç*lirimtare të Kosovës tashmë pjesë e OVLsë së UÇKsë. Gashi ka thënë se pro*testa do të mbahet pikërisht në lokacionin ku ka filluar të ndërtohet xhamia, në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës. “Këshilli organizativ njofton se me datë 22. 07. 2020, (e merkurë), ora 11 organizohet pro*testë kundër ndërtimit të kësaj xhamije pikërisht në lokacionin ku kan fillue punimet. Pjesmarrësit të jenë të paisur me masat antikovid” ka njoftuar Binak Gashi në Facebook.

Ai ka kri*tikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge. Fillimi i punimeve për këtë xhami ka ndodhur me 16 korrik si koinçdencë e përvjetorit të puçit ushtarak në Turqi, tregon at*ak direkt kundër Pavarsisë së Kosovës dhe institucioneve të saj të heshtura ka thënë ve*terani i UÇK-së.