Ja dhoma e tmerrit, ku ka vuajtur Kezharovski! (FOTO)

Kjo është dhoma në burgun e Shutkës, ku ka vuajtur gazetari Tomisllav Kezharovski gjysmën e dënimit të tij!

Fotografitë e lansurat shfaqen eksluzivisht për herë të parë. Në këtë dhomë të burgut të Shutkës, Kezharovski ka vuajtur dënimin bashkë me tre të dënuar të tjerë prapa grilave, në një hapsirë me katër metër katrorë.

Kjo është WC-ja e dhomës së Kezharovskit, ku siç mund ta shihni edhe nga fotografitë, në ato katër metër katrorë, dera e WC-së ka qenë e thyer. Përveç hapësirës së pamjaftushme janë përballur edhe me problemin e kryerjes së nevojave fiziologjike!

 

Kjo qeli e pa renovuar ende vazhdon të mbaj të dënuar të tjerë brenda saj. Pasi burgu konsiderohet të jetë institucion korrektues përmirësues pamjet e shfaqura më lart dëshmojnë të kundërtën.

Për kushtet në burgjet e Maqedonisë, vazhdimisht ka pasur reagime edhe nga organizatat jo qeveritare, nga Komiteti i Helsinkut, nga Avokati i popullit si dhe shumë organizata të tjera.

Gazetari Kezharovski, u dënua në vitin 2013 me 4 vjet e 6 muaj burg për shfaqjen e emrin të dëshmitarit të fshehtë.