Ja deri në sa ora kërkohet që kafenetë dhe baret të punojnë gjatë natës së Vitit të Ri

Kafenetë dhe baret të punojnë deri në orën një pasmesnate për festat e Vitit të Ri, duke respektuar të gjitha protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Kjo është kërkesa kryesore e Odës së Pavarur të Gastronomëve. Kërkon nga Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse që t’i ftojë në takim ku do të vendoset se si do të punojnë gastromonët për festat e fundvitit.