Ja deri kur kemi mot me shi

Periudha e motit jostabil do të vazhdojë deri të shtunën – paradite do të ketë periudha me diell, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, lokalisht do të ketë procese në formë të motit të ligë me reshje të rrëmbyeshme të shiut, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër.

“Nga e diela kushte për jostabilitet do të ketë kryesisht në pjesët perëndimore, përveç të hënën kur do të jetë jostabiël në shumë vende. Nga e shtuna temperatura e ditës gradualisht do të rritet”, kumtoi DPHM.

Në 24 orët e fundit më shumë shi, 35 litra në metër katror ​​ka rënë në Topolçan, 26 në Strumicë dhe Krushevë, 25 në stacionin matës në Pozhar, 22 në Gjevgjeli dhe Prilep, 21 në Tetovë, 19 litra për metër katror në Dibër, 16 në Demir Kapi, 14 në Manastir, 13 në Shtip, 12 në Pozharan, Shkup-Zajçev Rid dhe në Kodrën e Diellit, nëntë në Kumanovë, tetë në Mavrovë, shtatë në Berovë, gjashtë në Ohër, tre në Vinicë, dy në Shkup – Petrovec, Kriva Pallankë dhe Pretor.

Moti deri në fund të ditës do të jetë pjesërisht i vranët, në shumë vende e sidomos në pjesët jugore
të jetë e paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë stuhi të shkurtër me reshje të dendura shiu, shkarkesa të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte breshëri. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 25 deri në 31 gradë. Mot i ngjashëm në Shkup, ku temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë.