Kryetari i komunës së Butelit Velimir Smilevski tha se për aksionin policor ai është njoftuar nga banorët e Butelit.
“Kemi vërtetuar se aksionin policor është duke e udhëhequr policia financiare për grumbullimin e duhanit jolegale që e kanë banorët nëpër shtëpitë e tyre. Por unë me bindje e them se nuk është jolegal, por është fituar me atë që e tërë familja për gjatë vitit e ka punuar dhe për këtë janë informuar gjithë institucionet në shtet. Shpresojmë që sa më shpejtë të përfundojë kjo golgotë e popullit dhe do të zgjidhim nëpërmjet institucioneve juridike”, ka deklaruar Smilevski.