Ja çka thotë Blerim Reka për rrëzimin e Qeveris Kurti


Ecim tutje

Ndër rastet e rralla mbase në botë, kur qytetarët jo vetëm kundërshtojnë rrëzimin e qeverisë por dhe protestojnë kundër një mocioni të tillë; edhe në kushte izolimi. Kur qytetarët kundërshtojnë opozitën dhe mbajnë anën e qeverisë. Kur qytetarët e dijnë më së më së miri se çka është e drejtë dhe çka jo.

Prandaj, është krenari të jesh pjesë e kësaj Qeverie dhe të gëzosh besimin e këtyre qytetarëve. Si ishte ajo thënia? Kur ata godasin poshtë, ne shkojmë dhe më lartë. Se nuk është te rrëzimi, por se si ngritesh sërish pas rrëzimit. E tash edhe më të bindur, ne vazhdojmë, se kemi shumë punë për të bërë. Si këto punët që bëmë për as 50 ditë.

Tash, ti rikthehemi asaj që është jetike për ne. Qëndrojmë në shtëpitë tona, mbajmë distancën fizike me të tjerët, por si asnjëherë më parë, të rradhitur bashkë dhe fort rreth qëllimit: Kosova, në rradhë të parë.