Ja çka thonë banorët e Tetovës për koronavirusin (VIDEO)

Dhjetëra persona nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit ditëve të fundit janë kthyer nga shtete të prekura nga virusi korona. Drejtuesit e pushteteve lokale nuk kanë njohuri se nëse janë kthyer nën mbikëqyrjen e institucioneve apo nëpër rrugë alternative.
Gjithashtu nuk ka informacione nëse të njëjtin kanë simptoma të virusit. Kryetari i komunës së Gostivarit, thotë se momentalisht disa persona janë në izolim shtëpiak dhe ruhen nga Policia.
Situatë e njejtë është edhe në komunën e Tetovës ku po ashtu disa persona janë në vet izolim.

Ka njerëz që janë nën kontroll dhe për ata më referoi MPB-ja, që ka të atillë që janë në karantin. Insistoj që të gjithë qytetarët me ndërgjegjshmëri të ndihmojnë këtë situatë sepse përveç institucioneve që marrin hapat e caktuar, pjesën e dytë të gjithë kësaj e bëjnë vetë qytetarët sepse mund ta ndihmojnë shumë këtë gjë me të ndenjurit në shtëpitë e tyre me familjet e tyre dhe sa më pak kontakt fizik me njerëz tjerë”-tha Arbern Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit.

Megjithatë shqetësues mbetet fakti se shumë qytetar nuk respektojnë masat e qeverisë për mbrojtje nga virusi, në veçanti nga të moshuarit

A e dini se nuk duhet të dilni sepse rrezikoni shëndetin tuaj?

“Po e dimë. Po dolëm ja dolëm…”.

“Dolëm se nuk rrimë dot në shtëpi, ku do rrimë plasim duke ndenjur. Ne rrimë veç fëmijëve nuk rrimë me fëmijët”.

“Nuk rimë mbyll ditë natë patjetër të dalim nga pak jashtë.

Përveç grumbullimeve në park, nëpër fshatrat e Pollogut hasëm edhe në dy lokale që shërbenin klientët me drita të fikura. Por edhe njerëz që jashtë tyre ishin ulur për të pirë kafe.

“Ja dola ta pi një ujë”.

“Mirë mirë ja do çohemi do shkojmë do e lirojmë vendin”.

Unë jam larguar tre metra rri larg tyre ja. Unë kam dëgjuar se duhet të rrish larg një metër e gjysmë apo dy ja si jam”.