Ja çka po ndodh në ditën e gjashtë të protestave në Shkup

Ashtu edhe siç ishte parlajmëruar protesta filloi nga Qeveria për të vazhduar në drejtim të Ministrisë së drejtësisë, e duke përfunduar para Parlamentit.
Opozita maqedonase proteston për të gjashtën ditë rradhazi kundër propozimit francez. Protestuesit kërkojnë që të mos ketë ndryshime kushtetuese, ndërsa të njejtën e ka konfirmuar edhe Mickoski, i cili ka thënë se nuk do të përkrahë ndryshime kushtetuese të çfarë do lloji.
Protesta e sodit është më e qetë. Për dallim prej ditës së djeshme që pati edhe incidente në sheshin Skenderbej, me çrast u arrestuan tre persona.