Ja cili është lideri më i ndjekur në rrjete sociale në Maqedoninë e Veriut

Ziadin Sela është lideri shqiptarë më i ndjekur në rrjetet sociale, tregon analiza e mkddenes. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka lënë prapa edhe presidentin e vendit, kryetarin e BDI-së, si dhe të gjithë funksionarët e tjerë. Konkretisht, në rrjetin social Facebook, Sela numëron 88.894 like, ndërsa ka mbi 98.000 ndjekës.

Këto të dhëna e vendosin Selën të tretin në rangun e politikanëve në Maqedoni, madje para edhe presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, i cili ka 95 mijë ndjekës.
Përpara Selës janë vetëm Zoran Zaevi dhe Nikolla Gruevski, ndërsa kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është pas Selës dhe Pendarovskit me 88 mijë ndjekës. I fundit në këtë listë nga liderët shqiptarë është Kasami me vetëm 14 mijë ndjekës.