Pa ujë sot prej orës 12:00 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Maxhari, Hipodrom dhe fshatit Trubarevë.
Nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup kumtojnë se ndërprerje në furnizimin me ujë do të ketë në rrugën Bllagoja Stefkovski me rrugën Petre Filipovski Garkata, për shkak të një defekti rrugor në rrjetin e ujësjellësit prej f 350 mm.
Shfrytëzuesit do të mbesin pa ujë deri në përfundimin e intervenimit.