Ja cila komunë e Shkupit ka më shumë raste aktive me Covid-19

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Gjatë periudhës së qeverisë së kaluar të Maqedonisë së Veriut, Shkupi mori edhe stilin e fundit të arkitekturës, me anë të projektit "Shkupi 2014". Fasada e ndërtuar në stilin barok si dhe një numër i madh i statujave ndryshuan frymën e qytetit të lashtë. ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 2 699 testime, ndërsa janë regjistruar 862 raste të reja me Covid-19.
Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 223 pacientë të shëruar.
Për momentin numri i rasteve aktive në Shkup është 4 138.

Gjendja më kritike është në Aerodrom ku janë mbi 700 raste aktive.
Ja si është shpërndarja e rasteve në bazë të komunave:
Aerodrom–760, Karposh–610, Qendër – 573, Gazi Babë–543, Кisella Vodë–510
Gjorçe Petrov–351 Butel–201, Çair – 198, Ilinden – 72, Shuto Orizarë–37 Sopishtë–36, Studeniçan–16, Saraj–32, Haraçinë–8
Çuçer Sandevë – 22, Petrovec – 23, Zelenikovë – 13, të huaj – 27, pa vendbanim të caktuar – 106