Kryeministri Zoran Zaev i pyetur për heqjen nga rendi i ditës i mbledhjes së qeverisë çështjen e ndërtimeve pa leje, përfshi dhe ndërtimet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, u shpreh se një gjë e tillë është bërë për shkak se materiali nuk ka qenë i kompletuar.
“Për materialin që ka ardhur në qeveri dhe nuk ka kaluar do të thotë se nuk është i kompletuar nga ministrit përkatëse dhe institucionet tjera që të mund qeveria të vendos. Të gjitha procedurat janë të domosdoshme për të sjell vendim të drejtë, pasi të plotësohet me mendime nga ministritë dhe institucionet tjera përkatëse atëherë do të japim vendime”, tha Zaev.