Ja çfarë thotë analisti Neziri për kandidatin shqiptar për kryeministër!

Pas publikimit të Naser Ziberit për kryeministër të parë shqiptar nga Ali Ahmeti, si kandidat më i mundshëm për këtë post të rëndësishëm për shqiptarët, analisti Xhelal Neziri thotë për DW se Ziberi është një politikan me përvojë, pa skandale të mëdha në karrierën e tij, i cili vërtet njohu momentin kur duhej për t’u përfshirë në politikë në vitet 1990, por njëkohësisht është nga të rrallët në skenën politike që e diti kur të tërhiqet nga politika.

“Ai e përfundoi karrierën e tij politike në 2002, kur PPD ishte akoma një faktor në skenën politike. Gjatë koalicionit të gjerë qeveritar të 2001, ai refuzoi në parim të bëhej Ministër i Drejtësisë ose Zëvendëskryeministër, dhe në zgjedhjet e vitit 2002 ai nuk pranoi të kryesojë listën e kandidatëve të PDP në Njësinë Zgjedhore 1. Ai doli në pension politik në kohën kur ishte në krye të karrierës politike dhe deri në pranimin e kandidaturës konsiderohej një vëzhgues objektiv i proceseve në vend. Nëse tash Ziberi ka njohur momentin e duhur për një rikthim në politikë, unë pres që të shihet. Sidoqoftë, Ziberi është një figurë e respektuar në sferën publike, i cili mund t’i japë një shtytje BDI-së, e cila këtë herë është sfiduar seriozisht nga opozita etnike shqiptare e vendit”, tha Neziri.

Sidoqoftë, ai thotë që BDI ka kërkuar edhe figura të tjera, të cilat deri më tani nuk kanë qenë aktivë në skenën politike, por që kanë pasur një karrierë të pasur profesionale dhe rezultate në nivelin rajonal dhe evropian.

“Ziberi duket se ka qenë më poshtë në listën e kandidatëve të preferuar për kryeministr nga BDI. Nëse Ziberi, si bartës i idesë së madhe të kryeministrit të parë etnik shqiptar, do të jetë në gjendje të bindë shumicën e shqiptarëve që të votojnë për partinë e Ahmetit, është shumë herët për të thënë. Por me idenë, BDI ka dashur të arrijë dy efekte: të tregohet si partia më e madhe e shqiptarëve dhe të tregojë që LSDM-ja nuk është një parti dinjitoze për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve etnikë në vend”, tha Neziri për DW.

Ai kujton se kjo lëvizje ndodh në një situatë kur BDI nga njëra anë përballet me rrezikun që LSDM-ja të fitojë votat e shqiptarëve etnikë direkt ose përmes BESA-s, dhe nga ana tjetër përballet me një opozitë më të konsoliduar shqiptare të bashkuar në koalicionin midis Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën . Kështu, përmes idesë së një kryeministri shqiptar, Ahmeti arrin të mobilizojë anëtarësimin.