Ja çfarë thonë partitë për mbajtjen e zgjedhjeve

Një ditë përpara takimit te Presidenti, partitë politike mbeten me qëndrime të ndryshme për datën e zgjedhjeve të parakohshme. LSDM-ja vlerëson se nuk janë të nevojshëm dy muaj për organizimin e tyre.

“Kjo aspak nuk do të thotë se ekziston afat prej 60 ditësh të cilët duhet të kalojnë nga fundi i gjendjes së jashtëzakonshme, deri në ditën e zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të mbahen më 14 qershor si një datë optimale. Sigurisht, këtë e themi nëse gjërat edhe më tej ecin siç kanë ecur ditët e fundit”-tha Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM.

Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja vlerëson se prioritet duhet të ketë zgjidhja e krizës shëndetësore dhe ekonomike dhe më vonë të flitet për zgjedhje.

“Unë mund të them se VMRO-DPMNE-ja nesër do të shkojë në takim me planin e saj për dalje nga kjo krizë i cili do të na çojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve por zgjedhje në të cilat do të jemi të sigurt se asnjë jetë e qytetarëve nuk rrezikohet dhe asnjë qytetarëve nuk do të infektohet”-pohoi Aleksandër Nikollovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Partia e Hristijan Mickoskit më herët kishte deklaruar që për zgjedhje të reja duhet të kalojnë 60 ditë nga gjendja e jashtëzakonshme, që rezulton të jetë mesi i korrikut. BDI-ja kërkon zgjedhje sa më shpejt që është e mundur kurse Aleanca për Shqiptarët në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.