Ja çfarë mund të përfitojnë shqiptarët në Qeverinë e re

Opinionistja Adelina Marku, për gazetën KOHA ka thënë se meqë kemi kaluar disa cikle zgjedhore kapaciteti mental i partive politike për të negociuar platformat për qeverisje është bërë më i pjekur.
“Sigurisht që nuk pres të merret posti i Kryeministrit ose të realizohet ideja e Parlamentit dy dhomësh. Megjithatë, unë pres që insistimet të jenë më të menaxhueshme dhe me rëndësi vitale e kapitale si ndarja proporcionale e buxhetit, rishikimi i Kushtetutës dhe rishikimi i ligjit për përdorim të gjuhës shqipe, pastaj funksionalizmi i vetos listat e hapura zgjedhore decentralizimi i plote i komunave investimeve proporcionale infrastruktura zhvillimore” tha ajo.
Sipas saj për më shumë në prag negociatash me BE-në ka shumë rëndësi të mos anashkalohet diplomacia, sepse tani gjërat lypset të marrin kuptim europianizues dhe negociata me BE-në pritet ta ridefinojnë shtetin dhe sistemin.

“Pres negociata më kuptimplote për shoqërinë dhe shtetin padyshim! Asnjëra palë pa tjetrën nuk kanë kuptim prandaj kompromiset janë të domosdoshme, por jo në dëm të votuesit dhe jo në dëm të rrugëtimit të shtetit drejt BE-së. Lypset të tregojmë seriozitetin e një shteti anëtar të NATO-s prandaj duhet vëzhguar procesin me shumë kujdes”, ka përfunduar Marku.