Ja çfarë deklaron Ali Ahmeti pas takimit me Zoran Zaev (VIDEO)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas takimit me kreun Socialdemokrat Zoran Zaev, në deklarat për media tha se bisedimet tani kanë filluar, por shpreson që palët të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar dallimet.

“Ne tani kemi filluar nuk ka shumë takime që janë bërë sot është takimi i dytë dhe unë shpresoj që të gjitha palët do të kenë vullnetin e fortë për t’i tejkaluar ato dallime, vështërsitë të cilat janë duke u menduar”, tha Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Ndërsa për bisedimet me LSDM, kreu integrist tha se sa janë afër, aq janë edhe larg.

“Unë mendoj se sa jemi afër, aq jemi edhe larg, por gjithmon palët duhet të kenë parasysh interesat madhore të shtetit”, theksoi kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.