Ja 5 marifete të cilat politikanët duhe t’i mësojnë nga – shimpanzetë (VIDEO)


Ekzistojnë paralele të pabesueshme mes aleancave të botës politike dhe shimpanzeve.

Profesori James Tilley ka zbuluar se çfarë mund të mësojmë për politikën – duke vështruar luftën për pushtet brenda grupit të shimpanzeve, transmeton gazeta metro.net

1. Mbaje mikun afër, por armikun edhe më afër

Politika e shimpanzeve funksionon ashtu që bëjnë aleanca të ndërsjella. Për të arritur deri në majë, duhet të përfshini të gjithë miqtë dhe t’i pranoni të gjiuthë armiqtë.

Shumica e aleancave bëhen në bazë të rrethanave, e jo nga miqësia.

2. Kur bëni aleancë, zgjidheni një të dobët, jo të fortë

Shimpanzetë kanë tendencë të formojnë koalicione minimale fituese.

Kjo do të thotë se dy shimpanze të dobëta qëndrojnë bashkërisht kundër aleancës më të fuqishme, më parë se një e dobët të bashkohet me një të fortë.

Kjo ka kuptim nëse mendojmë kështu – nëse bashkohem me një të dobët, në ndarjen e presë do të kaloj më mirë se sikur të bashkohem me një të fortë.

3. Mirë që më frigohen, por më mirë të më duan

Prijësit e shimpanzevëe mund të jenë edhe të frikshëm dhe të sundojnë me frikë. Por, kjo nuk u zgjat shumë.

Për të qenë prijës i suksesshëm në mesin e shimpanzeve, duhet të keni mbështetjen të cilën e kultivoni. Kombinimi ideal është butësia de dora e fortë.

4. Mirë është të jesh i dashur, por edhe më mirë të kesh mundësinë t’i ndash të mirat me të tjerët

Prijësit të cilë udhëheqin më së gjati janë ata të cilët mund të mbledhin ushqim, ujë e gjëra të tjera për t’i përdorur për të blerë përkrahjen.

Në radio programin e BBC-së “Analizë: Politika e primateve” është folur për udhëheqësin e një grupi të shimpanzeve, i cili ka sunduar 12 vjet, ashtu që ua ka ndarë mishin e vjedhur nga gjuetarët.

5. Kërcënimet e jashtme mund të shtojnë mbështetjen (nëse vërtet ekzistojnë…)

Asgjë nuk e mba grupin të bashkuyar sa – armiku i përbashkët, i vërtetë apo i imagjinuar. Kur ballafaqohen me këcënimin e jashtëm, grupet e primatëve bashkohen dhe i harrojnë luftat e brendshme.

Është interesante se nuk ka shumë dëshmi se luftat e qëllishme të diversionit funksionojnë njësoj edhe tek njerëzit – pse nëse nuk ekziston një kërcënim i madh i papritur, shkruan BBC./gazetametro.net