Izraeli u jep vaksina falas shteteve që hapin ambasadat e tyre në Jerusalem

Izraeli ka njoftuar se do të dërgojë sasi të kufizuara të dozave të papërdorura të vaksinës së COVID-19 te palestinezët dhe disa vende si Hondurasi dhe Guatemala, të cilat planifikojnë të hapin ambasadat e tyre në Jerusalem. Izraeli, i cili mban rekordin botëror për numrin e qytetarëve të vaksinuar, tashmë ka injektuar dy doza të Pfizer7BioNTeah tek tre milionë njerëz, gati një e treta e popullsisë.

Sipas Jerusalem Post, më 19 dhjetor, Izraeli nisi fushatën e vaksinimit pas një marrëveshje me Pfizerin që e lejon të japë miliona doza në këmbim të të dhënave biomjekësore mbi efektin e vaksinës.
Izraeli ka vendosur të ndihmojë stafin mjekësor të Autoritetit Palestinez dhe disa vendeve dhe t’u dërgojë atyre një sasi simbolike të vaksinave.

Izraeli tashmë ka dërguar mijëra doza vaksinash në Bregun Perëndimor për personelin mjekësor palestinez në javët e fundit.