Izraeli thotë se do e sulmojnë Gazën edhe nëse nga kjo dëmtohen izraelitët e zënë robër

Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore të Izraelit në Gaza do të vazhdojnë edhe nëse nga kjo dëmtohen izraelitët e zënë rob.

Sulmet në Rripin e Gazës do të kryhen fuqishëm dhe gjerësisht, madje edhe me koston e dëmtimit të pengjeve izraelitë që janë në robëri në Gaza”, tha ushtria izrealite.

Tutje ata shtuan se nëse dihet ku ndodhen robërit do të përmbahen nga sulmi në atë vend, por derisa nuk dihet vendndodhja e tyre, të gjitha objektivat e Hamasit do të sulmohen, raporton Al Jazeera.