Grupi militant libanez Hezbollah ka marrë përgjegjësinë për një sulm me dron dhe raketa në veri të Izraelit që ka lënë të plagosur 14 ushtarë, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë.
Ky ishte një nga sulmet më të mëdha në muajt e fundit nga Hezbollahu, si përfaqësuesi më i fuqishëm rajonal i Iranit.
Bëhet e ditur se sulmi vjen pas vrasjes së dy komandantëve të grupit militant nga Izraeli, ndërsa frika për një konflikt më të gjerë vazhdon e rritet.
Sipas informacioneve nga ushtria izraelite, Hezbollahu ka sulmuar me dy raketa antitank në fshatin kufitar beduin izraelit, Arab al-Aramshe, përpara se të sulmonte edhe me dron.
Izraelitët janë shprehur të shqetësuar për aftësinë e dukshme të Hezbollahut për të përcaktuar vendndodhjen e ushtarëve dhe shënjestrimin e tyre, shkruan The New York Times.