Izraeli në karantinë totale për 14 ditë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të njohur vendimin e qeverisë që t’i vendosë në karantinë të gjithë personat që hyjnë në këtë shtet.
Ai tha se karantina 14 ditore ka nisur sot, pas konsultimeve me ministrat dhe zyrtarët e shëndetësisë.

“Ky është vendim i vështirë, por i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit publik. Shëndeti publik është para të gjithave”.