Izraeli mohon përgjegjësinë për sulmin në spitalin e Gazës, ku u vranë mbi 500 vetë

Qindra persona janë vrarë në një sulm izraelit në një spital në qytetin e Gazës, sipas ministrit të shëndetësisë të drejtuar nga Hamas në Rripin e Gazës. Hamas thotë se goditja, ishte një sulm izraelit.

Por ushtria izraelite ka një tjetër version, duke mohuar kategorikisht që sulmi të ketë ardhur prej tyre. Ushtria thotë se një shpërthim raketash i dërguar nga militantët palestinezë, është përgjegjës për vdekjet.

Më herët, OKB-ja tha se një shkollë në qendrën e Gazës ku ishin strehuar 4,000 persona është goditur gjithashtu, duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Ushtria izraelite ka insistuar se nuk po synon civilët, duke shtuar: ‘Kur shohim një objektiv të Hamasit, do të shkojmë pas tij.’

Të paktën 600,000 persona kanë ikur nga veriu i Rripit të Gazës, drejt jugut pas paralajmërimeve të ushtrisë izraelite. Izraeli ka bllokuar furnizimet e ushqimit, ujit, karburanteve dhe energjisë që prej sulmeve fatale të Hamasit më 7 tetor – por mohon se ka një krizë humanitare.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, do të vizitojë Izraelin të mërkurën për të dëgjuar për planet e tyre për një sulm në tokë në Gaza.