Izraeli heq dorë nga doza e katërt e vaksinës, Omicron më i lehtë se Delta


Ministria e Shëndetësisë izraelite ka vendosur të pezullojë dozën e katërt të vaksinës kundër Covid, pasi sipas të dhënave varianti Omicron është më i lehtë se Delta. Izraeli ka regjistruar 1482 raste në 24 orë. Sipas ministrisë së shëndetësisë, më të prekurit janë të rinjtë nën 20 vjeç; ndërsa 30% e të infektuarve të rinj janë persona të vaksinuar me tri doza vaksine.

Por nga 88 rastet në gjendje të rëndë, 75% janë të pavaksinuar. Autoritetet shëndetësore në vend konfirmuan pezullimin e dozës së katërt për personat mbi 60 vjeç dhe për ata me gjendje shëndetësore të brishtë.

Izraeli shënon në këtë mënyrë një hap prapa për sa i përket dozës së katërt të vaksinës kundër Covid, duke nisur nga e diela e 26 dhjetorit. Vendimi është marrë pas analizimit të të dhënave që vinin nga Britania e Madhe, sipas të cilave varianti Omicron shkakton sëmundje më pak të rënda në krahasim me variantin Delta.

Rikujtojmë se Izraeli ishte vendi i parë në botë që autorizoi dozën e katërt.