Izraeli goditi një qendër mjekësore në Beirut, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 6 personave

Të paktën 6 njerëz humbën jetën në sulmin ajror izraelit mbi qendrën e kryeqytetit libanez, Beirutin.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë kryer një sulm ajror të saktë mbi një ndërtesë në lagjen Baçura, afër Parlamentit.

Sipas “The Guardian”, ushtria izraelite goditi një qendër mjekësore të Organizatës Shëndetësore Islamike, e cila është e lidhur me Hezbollahun, duke shënuar kështu sulmin e dytë ajror mbi qendrën në Beirut gjatë kësaj jave.