Izraeli e bën çështje të mbyllur pandeminë, heq të gjitha masat

Izraeli e konsideron të përfunduar pandeminë e koronavirusit dhe kështu që nga 1 qershori do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese që ishin vendosur më herët për të ulur infektimet.

Lajmi u dha nga ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein, i cili vlerësoi fushatën e vaksinimit si një ndër shkaqet e suksesit.
“Në më pak se 6 muaj më parë nisëm të vaksinonim popullsinë dhe mund të themi se ishte një ndër fushatat më të mira të vaksinimit në botë”, u shpreh ai.

Në këtë mënyrë, nga 1 qershori mund të hapen të gjitha aktivitetet. Maska do të mbahet vetëm në ambiente të mbyllura ndërsa kufizime do të ketë vetëm për personat që hyjnë në vend.