Ushtria izraelite thotë se avionët e saj lu*ftarakë kanë bombarduar selinë e operacioneve të brendshme të sigurisë së Hamasit në veri të Rripit të Gazës.
Në një deklaratë të cituar nga media izraelite, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se ndërtesa ishte “një infrastrukturë qendrore te*rroriste e Hamasit, nga e cila vepron inteligjenca ushtarake e organizatës”.
Ndërkohë, nuk pati raportime të menjëhershme për vik*tima nga su*lmi ajror. Të paktën 200 persona janë vr*arë nga lu*ftimet në Gaza që nga shpërthimi i konfliktit mes palestinezëve dhe izraelitëve një javë më parë.