Izolimi i Shkupit, respektim i pjesshëm i kufizimeve (VIDEO)


Pothuajse nuk kishte asnjë lëvizje në bulevardet kryesore të Shkupit për shkak të orës policore.

“Ishte gabim që shumë qytetarë shkuan në Ohër. Le ta shohim rezultatin atje, ne do të durojmë”.

Por, në disa bulevarde të tjera pamja ishte ndryshe. Një market afër Katedrales ishte hapur, dhe një inspektore kontrollonte nëse kishte leje pune.

“Momentalisht nuk mundemi asgjë të konstatojmë. Kur të konstatojmë gjendjen faktike, atëherë ne do t’ju japim informacion.

– A jeni nga Inspektorati?

Nga inspektorati.

Në mesin e numrit të vogël të automjeteve në rrugë, vëreheshin edhe ato të taksi kompanive.

“Duhet të bëjmë kujdestari. Ka njerëz që kanë nevojë për transport, sepse transporti publik nuk funksionon. Ne jemi këtu për zëvendësim “.

Për dallim nga qendra e qytetit, në Aerodrom ishte qetë. Në lagjet e kësaj komune kishte ndonjë banor, por më së shpeshti duke shëtitur kafshët shtëpiake. Ndërkohë në bulevardin kryesor të Çairit, kishte trafik pak më të dendur. Vërehej edhe prani më e madhe e policisë. Kjo qebaptore funksiononte përmes sportelit.

“Ne kemi leje për të porosi. Porositë bëhen me telefon. Ne i dërgojmë ato në shtëpi. Kemi leje nga Ministria. Normal.

Por jo të gjithë klientët porosisin ushqim. Shumë njerëz dalin për të blerë.

“Kam leje të përhershme të lëvizjes. Unë mendoj se në përgjithësi respektohet ora policore, mendoj se ka rregull ”.

Në të gjithë vendin ndalimin e lëvizjes nuk e kanë respektuar 203 persona. Pa maska mbrojtëse, policia regjistroi 481 qytetarë./Alsat