Izolim total edhe për 1 Maj?


Ministri i Shëndetësis, Venko Filipçe, në konferencën online të organizuar për gjendjen me Covid-19, tha se ditëve të kaluara ka një numër shumë të madh të qytëtarëve që nuk i respektojnë masat për mbajtje të mjetëve mbrojtëse siç janë maskat dhe dorezat.

Ai tha se nga mos respektimit i këtyre masave frikësohet se do të ketë efekt të padëshiruar me virusin në vend. Filipçe shtoi se bazë të sjelljes së qytëtarëve, nëse të njejtit do t’i respektojnë ose jo masat për distancë fizike dhe për mbajtje të mjetëve mbrojtëse do të vendoset se a do të ketë izolim të plotë gjatë këtij vikendi.