Izet Zeqiri zgjedhet rektor i Universitetit “Nënë Tereza”


Akademiku Izet Zeqiri është zgjedhur rektor i ri i Universitetit “Nënë Tereza”. Zeqiri do të zë vendin e Aziz Pollozhanit i cili ishte rektor nga themelimi i këtij Institucioni të lartë arsimor. Izet Zeqiri është doktor i shkencave ekonomike, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe për dy vite dekan i fakultetit të biznesit dhe ekonomisë. Ishte deputet në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa nga viti 2015, anëtar i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë.