Izet Zeqiri: Vetëm Artan Grubi e zgjidhë problemin e Gjeografisë, ai e dëshmoi veten me administratorët

Ish deputeti dhe Akademiku Izet Zeqiri nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook duke folur për skandalin me librin e Gjeografisë që fyen rëndë shqiptarët ka thënë se nëse Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi, merret me problemin e librave ,kam besim se deri në shtator e zgjedh problemin.

Nëse Zëvendës Kryemistri Artan Grubi meret me problemin e librave kam besim se deri në shtator e zgjedh problemin tha Zeqiri dhe shtoi “Unë nuk e njohë personalisht dhe nuk kam ndonjë komunikim. Por ai e dëshmoi veten me administratorët që i sistemoi për pak kohë”deklaroi Zeqiri.

Ai shkruan se këtë nuk e bënë shumë zvendës kryeministra dhe ministra shqiptarë që me vite i shkonin vërdallë problemit pa u marë me atë. Për dy muaj sipas Zeqirit,1.349 nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit K5 tashmë arriti t’i shpërndan në 237 institucione organe të pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe të tjera shtetërore. Ndryshe Izeti Zeqiri njihet si deputeti më aktiv shqiptar deri tani që ka folur për shumë çështje të ndryshme përfshirë edhe skandalin me librat fyes për shqiptarët.